Kompani refuzon gjigantët e Europës që i njeh shumë mirë

Futboll

Kompani refuzon gjigantët e Europës që i njeh shumë mirë

Më: 20 maj 2026 Në ora: 16:03
Kompani

Mançester Siti thuhet se ka kontaktuar gjithashtu trajnerin e suksesshëm të Bajernit, Vinsent Kompani, në kërkimin për një pasues të trajnerit Pep Guardiola.

Sipas raportit, 40 vjeçari belg e ka refuzuar gjigantin e Premier Ligë.

Thuhet se ai e sheh angazhimin e tij te Bajerni si një projekt afatgjatë dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj bavarezëve.

Sipas disa raportimeve mediatike, epoka e Guardiolës te Siti do të përfundoj pas këtij sezoni. 55 vjeçari pritet të marrë një rol administrativ brenda klubit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë saktësisht se çfarë pozicioni mund të marrë ai.

Pas tërheqjes së Kompani, thuhet se pasuesi i Guardiolës tashmë është zgjedhur.

Sipas raportimeve, italiani Enzo Mareska do të marrë drejtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat