Vora “blindon” ekipin, vjen firma me ish-mbrojtësin e Partizanit

Futboll

Vora “blindon” ekipin, vjen firma me ish-mbrojtësin e Partizanit

Më: 21 maj 2026 Në ora: 12:29
Vora

Henri Zuna do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Vorës.

Mbrojtësi 22-vjeçar i krahut të djathtë dhe klubi vorak, kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

“Futboll Klub Vora dhe Henri Zuna vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi i uron Henri Zunës shumë suksese dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën e Vorës”, shkruan ndër të tjera klubi i Superiores.

Kujtojmë se Zuna u bashkua me Vorën në verën e vitit 2025, kur vendosi të largohej përfundimisht nga Partizani.

Gjithashtu, 22-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Kastriotit, ku ka luajtur në formë huazimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat