Zeqiri komenton rastet diskutabile: Për mua ishte penallti 

Futboll

Zeqiri komenton rastet diskutabile: Për mua ishte penallti 

Më: 22 maj 2026 Në ora: 13:49
Arben Zeqiri

Dukagjini ka fituar për herë të parë në histori të klubit Kupën e Kosovës pasi në finale arriti ta mposht Ferizajn me rezultat 1-2.

Arben Zeqiri në emisionin “Ora 7” dha detaje lidhur me ndeshjen duke potencuar disa raste diskutabile për penallti për skuadrën e Ferizajt.

“Sinqerisht them se është për keqardhje qysh ato dy penallti s’janë bë. Sidomos e para ndaj Haxhimusës që ka pasur kontakt, krejt kushtet kanë qenë për penallti.

Gjyqtari është figura kryesore e ndeshjes dhe ai e jep verdiktin kah të shkoi ndeshja, pavarësisht presionit jashtë apo brenda, ai duhet ta dijë më mirë pse nuk e ka dhënë penallti, ndoshta ashtu e ka vlerësu, ndoshta VAR i ka thënë, unë e di që pas rishikimit në VAR prapë nuk e mori vendimin. Për mua ishte penallti si një ish-futbollist”, tha Zeqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat