Disa shqiptarë ftohen në Maqedoninë e Veriut U-21

Futboll

Disa shqiptarë ftohen në Maqedoninë e Veriut U-21

Nga: K. G. Më: 22 maj 2026 Në ora: 14:04
FFM

Selektori i Maqedonisë U-21 në futboll, Goran Staniq, shpalli emrat e lojtarëve për ndeshjen e ardhshme miqësore ndaj Bullgarisë.

Ndeshja është më 27 maj në Shkup, dhe pas tre seancave stërvitore në Shkup, të premten më 29 të këtij muaji Maqedonia udhëton për në Sofje.

Ndeshja kundër ekipit përkatës bullgar do të luhet të shtunën, më 30 maj, duke filluar nga ora 17:00.

Shqiptarët e ftuar: mbrojtje Anes Meliçi (Shkëndija), Memetriza Hamza (Struga TL), mesfushorë: Adis Murati (Bashkimi), Adrian Zendelovski (Struga TL); sulm: Admir Latifi (Osijeku, Kroaci).
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat