Napoli fiton me golin e futbollistit Hojlund! Rrahmani - titullar

Futboll

Napoli fiton me golin e futbollistit Hojlund! Rrahmani - titullar

Më: 24 maj 2026 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Amir Rrahmani u paraqit titullar në fitoren e  Napolit në kuadër të javës së 38-të në Serie A.

Futbollisti Hojlund është kreator i fitores së Napolit me rezultat 1:0 ndaj Udineses, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Diego Armando Maradona”.  

Hojlund shënoi në minutën e 24-të të takimit.

Kabasele i Udineses u përjashtua direkt me karton të kuq në minutën e 64-të.

Napoli ka përfunduar në vend të dytë me 76 pikë e Udinese në të dhjetin me 50.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat