Tetë tifozë të Juventusit arrestohen pas trazirave në derbin e Torinos

Futboll

Tetë tifozë të Juventusit arrestohen pas trazirave në derbin e Torinos

Më: 25 maj 2026 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Tetë tifozë të Juventusit janë arrestuar nga policia pas incidenteve të ndodhura gjatë derbit të Torinos ndaj Torino FC.

Sipas autoriteteve italiane, tre persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa pesë të tjerë u identifikuan dhe u ndaluan më pas falë analizës së pamjeve të regjistruara nga dronët e policisë.

Të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të forcave të rendit, hedhje të materialeve të rrezikshme dhe posedim të mjeteve piroteknike gjatë një manifestimi sportiv.

Ndërkohë, shefi i policisë së Torinos ka lëshuar edhe 11 masa ndalimi për hyrjen në stadiume.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat