Alonso jep urdhër, Chelsea gati 150 mln euro për “yllin” e Gjermanisë

Futboll

Alonso jep urdhër, Chelsea gati 150 mln euro për “yllin” e Gjermanisë

Më: 29 maj 2026 Në ora: 10:34
Florian Wirtz dhe Alonso

Chelsea po përgatit një super transferim për afatin kalimtar të verës.

Klubi londinez është gati të ofrojë rreth 150 milionë euro për mesfushorin gjerman Florian Wirtz.

Ky transferim po kërkohet nga trajneri i ri, Xabi Alonso, i cili e njeh shumë mirë Wirtz nga koha te Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve në mediat britanile, Liverpooli mund të pranojë shitjen e lojtarit nëse arrin oferta e duhur.

Chelsea synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm dhe Wirtz shihet si lideri i ri i mesfushës në “Stamford Bridge”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat