Mbrojtësi francez Ibrahima Konate do të largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë gjatë kësaj vere, pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës.
Bisedimet e nisura që nga nëntori i vitit 2023 kanë dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve në aspektin financiar.
Drejtuesit e klubit anglez i vlerësuan si të ekzagjeruar kërkesat ekonomike të futbollistit dhe vendosën të mos plotësonin kushtet e tij për kontratën e re.
Gjatë këtij edicioni, 27-vjeçari ishte një shtyllë kryesore e prapavijës së “Reds”, duke regjistruar 51 paraqitje në të gjitha kompeticionet zyrtare.
Pavarësisht interesimit të shfaqur nga Real Madridi në merkaton e kaluar, lojtari qëndroi në Angli deri në përfundimin e marrëveshjes aktuale më 1 korrik.