Nis puna për tapetin natyral te Partizani

Futboll

Nis puna për tapetin natyral te Partizani

Më: 29 maj 2026 Në ora: 19:17
Logoja e Partizanit dhe punimet në "Arena e Demave"

Sezoni i ardhshëm pritet ta gjejë Partizanin me ndryshime të rëndësishme.

Krahas lëvizjeve në merkato si dhe për gjetjen e trajnerit të ri, “Të Kuqtë” po vijojnë gjithashtu me punimet për fushën e re në stadiumin “Arena e Demave”, aty ku skuadra do t'i zhvillojë ndeshjet e radhës në një bar natyral.

Krahas kësaj, kryeqytetasit do të nisin dhe me dy qendrat stërvitore pranë, teksa do të zhvendosen tek “Shtëpia e Futbollit” për stërvitje deri në nisjen e fazës së re përgatitore.

Nuk përjashtohet mundësia që përgatitjet te Partizani të zhvillohen edhe jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat