Vllaznia merr mbi supe ëndrrat e tifozëve

Futboll

Vllaznia merr mbi supe ëndrrat e tifozëve

Më: 31 maj 2026 Në ora: 11:45
Vllaznia

O sot, o kurrë! Kjo është motoja që vlen për Vllazninë në përballjen direkte me Elbasanin, e cila ka vlerën e titullit kampion në Superiore.

Sfida e përcaktuar për t’u zhvilluar në kryeqytet, në stadiumin “Air Albania”, do të jetë dhe bileta e fundit që i afron me trofeun i cili mungon prej 25 vitesh në Shkodër.

Padyshim, 90 minutat në fushën e lojës do të vlerësohen me përqëndrimin maksimal, edhe pse dihet që kuqeblutë do ta hedhin edhe një sy në ekranet e tyre, për të ndjekur paralelisht dhe ndeshjen tjetër mes Egnatias dhe Dinamos.

Prej orës 19:00, do të mësojmë nëse pritja e gjatë e Vllaznisë do të shpërblehet, apo do të jetë Egnatia ajo që do të shtrijë duart drejt trofeut të tretë, në këtë edicion të kampionatit shqiptar..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat