Martini bën ndryshime në ndeshjen e fundit

Futboll

Martini bën ndryshime në ndeshjen e fundit

Më: 31 maj 2026 Në ora: 18:32

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Elbasanit në “Air Albania” duhej të ishte ajo e titullit, por dy skuadrat e nisin duelin e sotëm të ndërgjegjshme se çfarëdo të ndodhë mes tyre, janë në varësi të asaj që ndodh në duelin tjetër paralel në “Elbasan Arena”.

Ekipet e përballojnë ndeshjen me qasje të ndryshme.

Nga një anë, trajneri Martini ka bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e kaluar duke lënë jashtë Pohls, Jago, Gjini e Dros, pa harruar edhe Gurishtën e pezulluar.

Ndërkohë, Gvozdenoviç ka ruajtur 11-shin që mposhti Dinamon duke e përsëritur ekipin fitues.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Pusi, Bajrami, Kuros, Mala, Krymi, Qato, Kallaku, Murataj, Dodaj, Balaj.
Trajner: Edi Martini

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Diallo, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat