Policia fitoi turneun e futbollit për Ditën Olimpike 2026!
Ekipi i Policisë triumfoi në edicionin e shtatë të turneut të futbollit “Dita Olimpike 2026”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në kuadër të aktiviteteve për Javën Olimpike 2026.
Policia mundi në finale KOK-un. Pjesëmarrëse në turne ishin edhe BKT Kosova, Komuna e Prishtinës, Zyra Kombëtare e Auditimit, Gazetarët Sportivë dhe Kolegji AAB.
Turneu u mbajt në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.