Mbrojtësi rinovon me Barcelonën

Futboll

Mbrojtësi rinovon me Barcelonën

Më: 3 qershor 2026 Në ora: 19:56
Andreas Christensen

Mbrojtësi Andreas Christensen ka vendosur të rinovojë kontratën e tij edhe për dy sezone të tjera me skuadrën e Barcelonës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, futbollisti danez, i cili së fundmi ishte përfolur në mediat greke për një interesim të mundshëm nga Panathinaikosi, ka zgjedhur të vijojë qëndrimin në kampionatin spanjoll.

Edhe pse mbrojtësi humbi një pjesë të madhe të edicionit të fundit për shkak të një dëmtimi, ai gëzon besimin e plotë të trajnerit Hansi Flick.

Pavarësisht ofertave të tjera që kishte në dispozicion, lojtari vlerëson ambientin e klubit dhe jetesën në qytetin e Barcelonës, elemente që ndikuan në vendimin e tij.

Trajneri gjerman e konsideron Christensenin si një pjesë të rëndësishme të projektit, pavarësisht minutazhit të kufizuar në kampionat.

Gjatë edicionit që sapo u mbyll, qendërmbrojtësi regjistroi gjithsej 18 paraqitje zyrtare dhe shënoi një gol me fanellën e klubit katalanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat