Deçiqi me trajner të ri

Futboll

Deçiqi me trajner të ri

Nga: K.G. Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:34
Pal Dreshaj e Ivan Brnoviq

Ivan Brnoviq është emëruar trajner i ri i skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi.

Brnoviq zëvendëson Nebojsha Jandriqin në pankinën e Deçiqit, pasi klubit nuk ia vazhdoi bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm.

Sezonin 2024-2025, Brnoviq fitoi titullin kampion me Buduçnostin nga Podgorica, duke dominuar kampionatin, por u largua gjatë periudhës përgatitore për garat evropiane.

Pas largimit nga Buduçnosti, ai punoi te “Stari Aerodrom”, ndërsa sezonin e përfundoi në krye të Grbalj.

Para suksesit me Buduçnostin, Brnoviq kishte bërë një sezon shumë të mirë me Jezeron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat