Llapi në presion të madh, përballet me Dinamon

Futboll

Llapi në presion të madh, përballet me Dinamon

Nga: K.Goca Më: 4 qershor 2026 Në ora: 20:19
Llapi i Podujevës

Llapi i Podujevës ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para përballjes së madhe, finales së barazhit që luhet të shtunën e fundjavës në orën 16.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Llapi përballet me Dinamon e cila përfundoi në vend të katërt në Ligën e Parë të Kosovës.

Dinamo arriti në finale të barazhit falë fitores me rezultat 2:0 ndaj Lirisë.

Llapi mbeti në vend të tetë në elitën e futbollit, dhe viti i dytë rresht që luftojnë të sigurojnë ekzistencën përmes barazhit. 

“Të shtunën, të gjitha rrugët dërgojnë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Minutat e fundit të një sezoni të gjatë, të mbushur me sfida, sakrifica dhe luftë deri në fund. Tani është koha që të gjithë bashkë të dëshmojmë se rastësisht jemi në këtë pozitë dhe se vendi ynë është aty ku kemi qenë gjithmonë – në Superligë.

Përballë Dinamo Ferizaj, të shtunën nga ora 16:00, na pret një betejë që kërkon vetëm fitore. 

Ejani të gjithë në Drenas, të qëndrojmë pranë klubit të zemrës dhe ta mbyllim këtë sezon me qëndrim në Superligë.

Bashkë për Llapin, deri në frymën e fundit!”, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat