Gjithnjë e më larg Vllaznisë

Futboll

Gjithnjë e më larg Vllaznisë

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 10:12
Ardit Krymi e Bekim Balaj

Me shumë mundësi sezoni që lamë pas ishte i fundit për Ardit Krymin me fanellën e Vllaznisë.

Burime për mediat raportojnë se mesfushori 30-vjeçar është shumë pranë largimit nga ekipi “kuqeblu”.

Mirëpo, ofertat për Krymin nuk mungojnë, madje nga Superiorja. Mësohet se Tirana dhe Teuta kanë nisur një “luftë” në distancë për shërbimet e 30-vjeçarit shkodran, i cili shihet si i duhuri për të përforcuar organikën.

Tashmë gjithçka mbetet në dorën e vetë futbollistit dhe do të jetë ai i fundit që do të japë verdiktin final.

Vlen të përmendet, se pas këtij largimi nga Vllaznia, fshihet edhe një “krisje” raporti mes tij dhe trajnerin Edi Martini.

Ndërkohë që java e ardhshme pritet të jetë mjaft vendimtare për 30-vjeçarin. Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, Krymi ishte një nga elementët kyç të ekipit shkodran, ndërsa numëron edhe një asist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat