Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e tyre të fundit përgatitore për Kupën e Botës kundër Australisë, zviceranët nuk janë të lumtur.
Sidomos kapiteni Granit Xhaka, i cili po u jep shokëve të ekipit një fjalim motivimi.
Futbollisti Granit Xhaka ka folur për SRF: “Ka pasur disa gjëra këtë javë që nuk kanë qenë të mira dhe kjo reflektohet edhe në lojë.
Por kam mësuar se nuk mund t’i them të gjitha. Ishte vetëm një ndeshje miqësore, por kështu do të jetë e vështirë.
Nuk mund të paraqitesh në këtë mënyrë, përndryshe pas tri ndeshjeve do të kthehesh në shtëpi.
Duhet të zgjohemi tani. Ky barazim 1:1 ishte një thirrje për të gjithë. Kur punon mirë, kjo të kthehet në fushë, por këtë javë nuk ndodhi kështu.
Si kapiten, megjithatë, duhet të jem optimist. Kemi ende një javë për të punuar me veten dhe pastaj do të jemi gati. Për këtë na duhet 100 për qind angazhim”.