Barcelona e shton presionin

Futboll

Barcelona e shton presionin

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 14:57
Bernardo Silva

Barcelona po tenton ta mbyllë një tjetër goditje të rëndësishme në treg, teksa i ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin portugez, Bernardo Silva.

Sipas raportimeve nga Italia dhe Spanja, klubi katalanas është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me ish-yllin e Manchester City, i cili pritet ta nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një sezon tjetër.

Interesimi i Barcelonës është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen ta mposhtin konkurrencën e Atlético Madridit dhe Juventusit, të cilat gjithashtu kanë shfaqur interesim për 31-vjeçarin.

Vetë Bernardo Silva e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur me fanellën “Blaugrana” dhe kjo mund të jetë vera kur ëndrra e tij bëhet realitet.

Megjithatë, sipas deklaratës së menaxherit të tij, vendimi përfundimtar mund të merret vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Barcelona e sheh portugezin si një përforcim me eksperiencë dhe cilësi të lartë, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë me synimin për të arritur marrëveshjen përfundimtare sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat