Thomas Tuchel largon “makthet”

Futboll

Thomas Tuchel largon “makthet”

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 14:22
Tuchel

Në letër pozicionohen mes favoritëve për të triumfuar në finalen e 19 korrikut, por në kamp duan të largojnë presionin.

Anglia ka potencialin për të luftuar për trofeun e Kupës së Botës 2026, gjithsesi për trajnerin Thomas Tuchel mungesa e suksesit të “Tre Luanëve” për gjashtë dekada e pengon atë të shihet si pretendente absolute për titullin.

Ai e krahasoi situatën e Anglisë me një tenist që merr pjesë në Wimbledon pa e fituar kurrë më parë turneun prestigjioz.

“Ne nuk jemi favoritët kryesorë. Nuk mund të jemi, sepse nuk e kemi fituar këtë kompeticion për kaq shumë vite. Ka skuadra që kanë fituar së fundmi dhe kanë më shumë sukses në turnetë e mëdha, ndaj ato janë favoritët.

Nëse shkon në Wimbledon dhe nuk e ke fituar kurrë, nuk mund të konsiderohesh favorit. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta fitosh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Botës, por e dimë se çfarë kërkohet për ta arritur”, tha Tuchel.

Tuchel, i cili do të drejtojë për herë të parë një kombëtare në një Kupë Bote, theksoi se eksperienca e fituar në Ligën e Kampionëve i ka dhënë njohuri të vlefshme për menaxhimin e futbollit në format turneu.

Sipas tij, çelësi i suksesit është përqendrimi tek objektivat afatshkurtra dhe jo tek fazat finale që në fillim të garës.

“Unë kam besim. Të gjithë kemi besim. Të gjithë kemi një ëndërr, por ajo kërkon punë të palodhur, disiplinë dhe përkushtim. Ndonjëherë vijnë edhe zhgënjime e pengesa, por ne guxojmë të ëndërrojmë dhe kjo është e rëndësishme”, 
shtoi Tuchel.  

Anglia do të nisë fushatën e saj në Kupën e Botës 2026 me synimin për t’i dhënë fund pritjes 60-vjeçare për një titull botëror, që nga triumfi historik i vitit 1966.

Tre Luanët gjenden në grupin L së bashku me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat