Pas Buriç dhe Poçit, një tjetër lojtar largohet nga Egnatia.
Klubi rrogozhinas njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Mohammed Yahaya.
Sulmuesi 21-vjeçar luajti 23 ndeshje me Egnatian sezonin që lamë pas dhe shënoi 3 gola.
“ Faleminderit, Mohammed Yahaya! Përkushtimi, sakrifica dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Të urojmë suksese në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.