Ansi Agolli: Anglia shumë e fortë, mund të surprizojë

Futboll

Ansi Agolli: Anglia shumë e fortë, mund të surprizojë

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 20:34
Ansi Agolli

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Ansi Agolli, në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara me Skype në emisionin L’America në Tv Klan komentoi Botërorin 2026.

Agolli u shpreh se e sheh Anglinë si një ekip të fortë. Ai shtoi se ekipi anglez mund të bëjë surprizën në këtë event.

Nënvizoi se emrat e mëdhenj të Kombëtareve mbeten aty dhe sigurisht favorite.

Ansi Agolli: Organizimi është perfekt. Sigurisht që dimë që janë disa skuadra, që janë favorite. Ndërsa për ekipin surprizë, mendoj se edhe nëse Anglia e fiton do ishte surprizë, se ka 60 vite pa e fituar Kupën e Botës. Anglia mund të bëjë surprizën.

Jam afër stadiumit në Nju Jersey, këtu e kam shtëpinë dhe do e shoh tek Tv Klan ndeshjen. Sa për Gjermaninë, mendoj se është në fazë tranzicioni, por kur vjen puna tek ky turne kaq i rëndësishëm, mos t’ja harrojmë historinë. Çdo ekip që ka experience në Kampionatin Botëror është ‘i frikshëm’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat