Egnatia i fut “tmerrin” rivalëve me sulmuesin nga Amerika

Futboll

Egnatia i fut “tmerrin” rivalëve me sulmuesin nga Amerika

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 21:37
Egnatia

Vetëm para pak minutash, klubi i Egnatias ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kostarikan Jurguens Montenegro.

Për 25-vjeçarin, ky është rikthim te ekipi rrogozhinas, ku ka qenë pjesë e tyre për disa muaj në vitin 2024, e përkthyer me 8 gola e 2 asiste në 25 paraqitje, shto triumfin në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.

Njohja e “terrenit” nga Montenegro në elitën e futbollit shqiptar, ia bën më të lehtë përshtatjen. Ky transferim, e forcon ndjeshëm pozitën e “pykës” te Egnatia, të njëjtën profil ka edhe Bakayoko.

Skuadra rrogozhinase do kërkojë të shkruaj historinë në Kupat e Evropës, prezencën për herë të parë në fazën e grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat