Sipas raportimeve të fundit sportive, emri i trajnerit Blagoja Milevski është përmendur si një nga kandidatët kryesorë për stolin e KF Shkëndija pas largimit të Jeton Beqiri.
Mediat raportuan se Milevski ishte madje “zgjedhja e parë” në listën e opsioneve të klubit.
A konfirmon negociatat me Shkëndijën eTetovës.
“Po jam në bisedime jo vetëm me Shkëndijën, por edhe me skuadra të tjera.
Me Shkëndijën gjithçka ka mbetur e hapur, do të shohim se çfarë do të ndodh”, deklaroi Milevski për “Open-TV”.
Shkëndija në këtë edicion merr pjesë në Ligën e Konferencës europiane të UEFA-së.