Kapllani: Për Kurasaon sfida ndaj Gjermanisë ishte historike, për “Panzerat” ndeshje statistike

Futboll

Kapllani: Për Kurasaon sfida ndaj Gjermanisë ishte historike, për “Panzerat” ndeshje statistike

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 23:14
Edmond Kapllani

Trajneri i Freiburgut për vajza, Edmond Kapllani në studion e emisionit “Kampionët e Botës” u shpreh se për Kurasaon ndeshja ndaj Gjermanisë ishte historike, ndërsa për “Panzerat” ishte thjesht për statistikë.

Kapllani shtoi se Gjermania duhet të vazhdojë me këtë moral për ndeshjet e arshshme.

“Është një ndeshje historike për Kurasaon. Kurse për Gjermaninë është një ndeshje statistike.

Ndeshja Zvicra kundër Katarit dhe kjo e sotshmja, Gjermania përballë Kurasaos ishte pak a shumë e njëjta por me klasin e Gjermanisë që e tregoi me Musialën, me Havertz dhe me Wirtz e vunë kundërshtarin në vështirësi.

Por pa eufori ishte ndeshje që duhej të fitohej dhe e fituan. Me këtë moral duhet të vazhdojë Gjermania për ndeshjet e ardhshme”, tha Kapllani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat