Herve Renard emërohet trajner i Tunizisë pas shkarkimit të Lamouchit

Futboll

Herve Renard emërohet trajner i Tunizisë pas shkarkimit të Lamouchit

Më: 16 qershor 2026 Në ora: 16:36
Renard

Federata e Futbollit e Tunizisë ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të Sabri Lamouchit, duke emëruar zyrtarisht francezin Herve Renard si trajner të ri të kombëtares.

Emërimi vjen vetëm një ditë pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

Renard merr drejtimin e Tunizisë me misionin për ta rikthyer ekipin në garë për kualifikim, përpara sfidave vendimtare ndaj Japonisë dhe Holandës në fazën e grupeve.

Francezi është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin afrikan, pasi ka fituar dy herë Kupën e Kombeve të Afrikës dhe njihet edhe për fitoren historike të Arabisë Saudite ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 2022..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat