Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin argjentinas të Romës, Matias Soule, i cili është një nga objektivat kryesorë të klubit gjerman për afatin kalimtar të verës.
Sipas raportimit të Sky Sport Italia, kontaktet fillestare mes palëve tashmë kanë nisur.
Roma nuk e konsideron Soulen të paprekshëm dhe është e gatshme të dëgjojë ofertat për 23-vjeçarin, pasi synon të arkëtojë rreth 35-40 milionë euro nga shitja e tij.
Përveç Dortmundit, interesim për argjentinasin kanë shfaqur edhe disa klube nga Premier League.
Soule zhvilloi një sezon pozitiv me fanellën e Romës dhe tani mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore, me Borussia Dortmundin që po përpiqet ta bindë klubin italian ta lejojë largimin e tij.