Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Europa League.
Gjashtë përballje interesante priten të zhvillohen në rrethin e parë.
Skuadra kroate, Hajrduku nga Spliti, ku së fundi u transferua futbollisti nga Kosova, Etnik Brruti, do të përballet me skuadrën nga Sllovakia, Zilina.
Një tjetër ndeshje interesante është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Universitatea Cluj.
Përballjet e tjera janë:
Qarabag – Vestri;
CSKA Sofia – Derry City;
Sheriff Tiraspol – Aluminij;
Vojvodina – Ferencvaros.
Ndeshjet e para luhen me 9 korrik, ndërsa ato të kthimit me 16 korrik 2026.