Xhaka, lider i padiskutueshëm i Zvicrës

Futboll

Xhaka, lider i padiskutueshëm i Zvicrës

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 12:18
Xhaka

Njëra prej medieve më prestigjoze në Zvicër ka raportuar se në dhomat e zhveshjes së kombëtares helvete diçka nuk po shkon dhe për këtë situatë ka një përgjegjës…

“Shumë negativitet, po ndikon për në moralin e skuadrës.

Ambienti është bërë toksik”, tha për “Blick” një burim brenda kombëtares së Zvicrës.

Personi, i cili kërkoi që të mbetej anonim, ka shpjeguar se me krtikat e bëra, Granit Xhakës ka prekur jo vetëm lojtarët e rinj, por edhe ata, të cilët janë pjesë e Kombëtares prej vitesh.

Mes të tjerash brenda skuadrës disa lojtarë mendojnë se Granit Xhaka po vuan faktin se asnjë lojtar tjetër nuk ka karakterin dhe klasin e tij.

Atij i mungon një kundërpeshë, e cila do të stabilizonte disi figurën e tij brenda grupit. Madje e krahasojnë me “Mitin e Ikarti”, i cili u dogj pasi fluturoi shumë pranë diellit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat