E thotë legjenda kroate, Luka Modriç do të rikthehet te Real Madridi!

Futboll

E thotë legjenda kroate, Luka Modriç do të rikthehet te Real Madridi!

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 15:55
Shuker e Modriç

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Davor Shuker, ka deklaruar se beson se Luka Modriç do të rikthehet këtë verë te klubi madrilen, megjithëse nuk ka zbuluar se në çfarë roli.

Sipas tij, diçka do të ndodhë pas përfundimit të Kupës së Botës dhe kroati do të jetë sërish pjesë e Real Madridit.

Modriq, 40 vjeç, ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor dhe pas Botërorit mund t’i japë fund karrierës si futbollist.

Megjithatë, sipas Shukerit, rikthimi i tij në “Santiago Bernabeu” është pothuajse i sigurt, qoftë në fushë apo në një rol tjetër brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat