Pa fitues
Afrika e Jugut ka siguruar pikën e parë në Kampionatin Botëror, duke barazuar 1:1 me Republikën e Çekisë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A, të zhvilluar para rreth 67 mijë shikuesve në Atlanta.
Çekët e nisën shumë fuqishëm takimin dhe që në minutën e parë rrezikuan portën kundërshtare, kur Patrik Schick nuk arriti të konkretizojë një rast të mirë me kokë, duke e dërguar topin jashtë shtyllës së majtë.
Çekia - Afrika e Jugut 1:1
Stadiumi "Mercedes-Benz", Atlanta.
Shikues: 67.000.
Gjyqtar: T. Penso (SHBA).
Shënues: Sadilek (6') - Mokoena (83' - nga penalltia).
Kartona të verdhë: Krejci - Mokoena, Mbatha..
Çekia: Kovar - Holes, Hranac, Krejci - Coufal, Darida (Sulc 55'), Sadilek (Soucek 67'), Sojka (Zeleny 55'), Cerv (Zima 78'), Hlozek (Provod 67') – Schick.
Afrika e Jugut: Ëilliams - Mudau, Okon, Mbokazi, Modiba - Mokoena, Mbatha, Maseko (Sebelebele 84'), Adams (Mofokeng 46'), Appollis – Rayners.
Epërsia erdhi shpejt për Republikën e Çekisë. Në minutën e 6-të, Michal Sadílek doli i vetëm përballë portierit dhe realizoi me qetësi për rezultatin 1:0.
Në pjesën e dytë, çekët patën mundësi të mira për ta mbyllur ndeshjen. Në minutën e 47-të, Vladimir Darida humbi një rast ideal me kokë pas një krosimi të saktë, ndërsa një minutë më vonë Patrik Schick nuk arriti të mposhtte portierin nga një pozicion i favorshëm.
Kur dukej se Çekia po shkonte drejt fitores, në minutën e 82-të Pavel Sulc preku topin me dorë brenda zonës dhe gjyqtarja akordoi penallti për Afrikën e Jugut. Mokoena nuk gaboi nga pika e bardhë dhe barazuan shifrat në 1:1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas dy xhirove në Grupin A, Republika e Çekisë dhe Afrika e Jugut kanë nga një pikë secila.
Në xhiron e fundit, më 25 qershor, Afrika e Jugut do të përballet me Koreja e Jugut, ndërsa Republika e Çekisë do të luajë kundër Maroku.