Tottenham “hap thesin”, paguan 60 milionë euro për dëshirën e trajnerit De Zerbi

Futboll

Tottenham “hap thesin”, paguan 60 milionë euro për dëshirën e trajnerit De Zerbi

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Paul van Hecke është futbollisti më i ri i Tottenham.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Brighton, për të nisur një rrugëtim të ri me ekipin tjetër të Premier League.

Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i “Spurs” ka shpenzuar jo pak, por 60 milionë euro.

Ndërsa klubi londinez ende nuk ka zbuluar detajet e kontratës së qendërmbrojtësit holandez.

Edhe pse në rolin e mbrojtësit, Paul van Hecke bëri mjaft mirë në sezonin që lamë pas.

Në 40 ndeshje që mori pjesë, 26-vjeçari ia doli që të shënonte 3 gola e të asistonte në 3 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat