Një klub me histori synon transferimin e risisë së Kombëtares

Futboll

Një klub me histori synon transferimin e risisë së Kombëtares

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 16:30
Luis Hasa

Luis Hasa është një nga futbollistët shqiptarë që po qarkullon më tepër në Itali gjatë kësaj merkato.

Pas huazimit të suksesshëm te Karrareze i është kthyer Napolit që zotëron kartonin.

“Tuttomercato” raportoi sot një pistë të re për Hasën. Bëhet fjalë për Sampdorian, që e ka një nga dy objektivat e saj për mesfushën.

Emri i Hasës ndërkohë është përmendur edhe tek Avelino, Piza dhe Hellas Verona.

Kujtojmë se mesfushori 22-vjeçar ishte një risi për Kombëtaren e Shqipërisë në këtë muaj.

Hasa vendosi të hiqtë përfundimisht dorë nga Italia, për të veshur fanellën kuqezi.

Dhe me trajnerin Maran në krye po ashtu debutoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat