Atletico i prish punë Milanit

Futboll

Atletico i prish punë Milanit

Më: 27 qershor 2026 Në ora: 17:02
Simeone

Mesfushori danez i Sporting Lisbon, Morten Hjulmand, është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Së fundmi, është përfolur shumë për interesimin e Milanit.

Amorim e sheh Hjulmand si profilin e duhur për mesfushën, për skemën që përdor trajneri portugez.

Përveç Milanit, në garë të fortë për danezin është futur edhe Atletico Madridit, sipas Marca. Diego Simeone ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mesfushorit danez, duke ditur problemet e shumta që pati në këtë repart sezonin e fundit.

Vetë lojtari duket më i prirur të transferohet te Milan, aty do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Sporting Lisbon, Ruben Amorim. Por, në anën tjetër, Atletico Madrid është më e gatshme të paguajë shifrën 35-40 milionë euro që kërkon Sporting Lisbon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat