Murati nga Bashkimi kalon te Malisheva

Futboll

Murati nga Bashkimi kalon te Malisheva

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 19:06
Pamje nga prezantimi

Malisheva ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Nënkampioni i Kosovës është përforcuar me futbollistin Rexhep Murati.

“Njoftojmë se Rexhep Murati është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.

Mbrojtësi 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut vjen pas paraqitjeve të mira me KF Bashkimi dhe është gjithashtu pjesë e gjeneratës së Kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. Me cilësitë e tij në repartin defensiv, Murati do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka njoftuar FC Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat