Belgjika bën mrekullinë, përmbys 0:2 në 3:2 dhe kualifikohet!

Futboll

Belgjika bën mrekullinë, përmbys 0:2 në 3:2 dhe kualifikohet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 korrik 2026 Në ora: 21:42 Përditësuar në ora: 00:47 më 02.07.2026
Pamje nga ndeshja

Senegali eliminohet pas 120 minutave

Belgjika e mrekullive! Senegali eliminohet pas 120 minutave nga Kampionati Botëror 

Belgjika në festë

Belgjika është në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Pas 120 minutave, Belgët triumfuan me rezultat 3:2 ndaj Senegalit në ndeshjen që u luajt në stadiumin në Seattle. 

Belgjika - Senegali 3:2

Stadiumi "Lumen Field", Seattle.
Shikues: 66.925.
Gjyqtar: S. Martineëz (Honduras).
Shënues: Lukaku (86'), Tielemans (89' e 120+5 nga penalltia) - Diarra (25'), Sarr (54').
Kartona të verdhë: Mechele - Camara .
Belgjika: Courtois, Castagne, Mechele, Theate, de Cuyper (Meunier 78'), Vanaken (Moreira 63'), Tielemans, Trossard (Onana 109'), De Bruyne (Raskin 56'), Doku (Lukebakio 56') dhe de Ketelaere (Lukaku 46').
Senegali: Diaw, Diatta, Ciss, Niakhate, Jakobs (Diouf 93'), I. Gueye (Sapoko Ndiaye 96'), Diarra (P. Sarr  73'), P. Gueye (Camara 66'), I. Ndiaye (Mbaye 73'), Mane (Jackson 93') dhe I. Sarr.

Në minutat e fundit të kohës ë rregullt ndodhi mrekullia nga Belgjika, ku barazoi 2:2, pasi që në minutën e 86-të rezultati ishte 0:2 në favor të Senegalit. Golat e Lukakut dhe Tielemens dërguan sfidën në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në minutën e 13-të, mundësi e artë shënimi për Senegalin. Ismaila nuk përfiton nga një dalje e gabuar e Courtois. Gjuajtja e sulmuesit nga afërsia përplaset në shtyllë të majtë dhe shkon jashtë.

Në minutën e 25-të, belgët shtangen. Pas një veprimi model me shumë pasime, Habib Diarra e dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga shtylla e majtë. 

Në fund të pjesës së parë, Maxim De Cuyper (Belgjikë) nga rreth 20 metra bëri një gjuajtje të shkëlqyeshme drejt anës së majtë të portës, por portieri Mory Diaw nuk befasohet.

Në minutën e 51-trë, Belgjika e tronditur. Moussa Niakhate dërgon një krosim të saktë në zonë dhe Ismaila Sarr (Senegal) del pothuajse i vetmuar dhe gjuan furishëm në këndin e majtë, 0:2.

Në minutën e 86-të, Romelu Lukaku ashtu si di ai, nga afërsia e me mjeshtri realizoi për 1:2. Pas tre minutave (89’). Youri Tielemens përfiton nga një pasiguri e portierit dhe shënon me kokë, 2:2.

Në minutën e 117-të, Dodi Lukebakio (Belgjikë) godet fuqishëm por topi përplaset vetëm në traversë.

Në minutën e 118-të, pas shikimit të VAR-it u akordua penallti për belgët. Youri Tielemens shënoi nga penalltia në minutënb e 120+5, për fitoren 3:2 të belgëve.

Belgjika në festë, Senegali i tronditur largohet nga fusha.

Në vazhdime

(E plotësuar) –  120' Penallti. Tielemans realizon, 3:2.

118’- Pretendime për penallti te Belgjika, pas rrëzimit të Tielemans në zonë.

Në minutën e 117-të, Dodi Lukebakio (Belgjikë) godet fuqishëm por topi përplaset vetëm në traversë.115' Rezultati nuk ndryshon.

Belgjika - Senegali 3:2
Stadiumi "Lumen Field", Seattle.
Shikues: 66.925.
Gjyqtar: S. Martineëz (Honduras).
Shënues: Lukaku (86'), Tielemans (89' e 120+5 nga penalltia) - Diarra (25'), Sarr (54').
Kartona të verdhë: Mechele - Camara .
 Belgjika: Courtois, Castagne, Mechele, Theate, de Cuyper (Meunier 78'), Vanaken (Moreira 63'), Tielemans, Trossard (Onana 109'), De Bruyne (Raskin 56'), Doku (Lukebakio 56') dhe de Ketelaere (Lukaku 46').
Senegali: Diaw, Diatta, Ciss, Niakhate, Jakobs (Diouf 93'), I. Gueye (Sapoko Ndiaye 96'), Diarra (P. Sarr  73'), P. Gueye (Camara 66'), I. Ndiaye (Mbaye 73'), Mane (Jackson 93') dhe I. Sarr.

111' Ndeshja është ndërprerë, Diego Moreira (Belgjikë) pëson një dëmtim dhe fizioterapisti duhet të hyjë në fushë.

110' Leandro Trossard del nga fusha dhe hyn në lojë Amadou Onana (Belgjikë).

108’ Ibrahim Mbaye (Senegal) dërgon një krosim të lartë në zonë por pa sukses.

107' A po shkon drejt penalltive?

Belgjika - Senegali 2:2
Stadiumi "Lumen Field", Seattle.
Shikues: 66.925.
Gjyqtar: S. Martineëz (Honduras).
Shënues: Lukaku (86'), Tielemans (89') - Diarra (25'), Sarr (54').
Kartona të verdhë: Mechele - Camara .
 Belgjika: Courtois, Castagne, Mechele, Theate, de Cuyper (Meunier 78'), Vanaken (Moreira 63'), Tielemans, Trossard (Onana 109'), De Bruyne (Raskin 56'), Doku (Lukebakio 56') dhe de Ketelaere (Lukaku 46').
Senegali: Diaw, Diatta, Ciss, Niakhate, Jakobs (Diouf 93'), I. Gueye (Sapoko Ndiaye 96'), Diarra (P. Sarr  73'), P. Gueye (Camara 66'), I. Ndiaye (Mbaye 73'), Mane (Jackson 93') dhe I. Sarr.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

102' Rezultati 2:2.

99' Ndeshje e luftuar.

96' Ky është fundi i lojës për Idrissa Gueye, i cili zëvendësohet nga Bara Sapoko Ndiaye (Senegal).

92 Senegali ka presionin.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta. 

90+7 Shikues: 66.925.

Do të kemi 7 minuta kohë shtesë.

89' Gol! Youri Tielemans (Belgjikë) realizon me një gjuajtje të bukur, 2:2. Tielemens përfiton nga një pasiguri e portierit dhe shënon me kokë.

86' Romelu Lukaku (Belgjikë) gjuan dhe është një gol!

3' Senegali po tregohet shumë i mirë.

79' Dodi Lukebakio (Belgjikë) e gjen veten në një mundësi të shkëlqyer! Ai gjuan nga 16-shi , e cila shkon jashtë shtyllës së djathttë!

77' Belgjika afër eliminimit.

71' Gjyqtari fishkëllen dhe do të kemi një të ashtuquajtur pushim qetësues për shkak të temperaturës së lartë.

66' Ky do të jetë një karton i verdhë për njërin nga lojtarët. Ai që merr karton të verdhë është Lamine Camara (Senegal).

62' Dodi Lukebakio (Belgjikë) arrin topin me një pasim, por gjuajtja e tij nga 16-shi bllokohet.60' Dodi Lukebakio (Belgjikë) gjuan me një top të fortë, por topi bllokohet nga një mbrojtës.

57' Rudi Garcia ka vendosur të zëvendësojë Jeremy Dokun dhe zëvendësohet nga Dodi Lukebakio (Belgjikë).

56' Jeremy Doku (Belgjikë) tenton të dërgojë një pasim, por bllokohet.

51' Moussa Niakhate dërgon një krosim të saktë në zonë. Ismaila Sarr (Senegal) del pothuajse i vetmuar dhe gjuan furishëm në këndin e majtë, 0:2.

50' Maxim De Cuyper (Belgjikë) e mban qartë kundërshtarin e tij për ta penguar të marrë topin.

48' Belgjika do golin.

Përfundon pjesa e parë.

45' Maxim De Cuyper (Belgjikë) nga rreth 20 metra bën një gjuajtje të shkëlqyeshme drejt anës së majtë të portës, por portieri Mory Diaw nuk befasohet. 

44' Senegali po tregon lojë të mirë.

37' Sadio Mane (Senegal) menjëherë gjuan nga lart drejt portës, por portieri bën një pritje të mirë!

34' Kevin De Bruyne (Belgjikë) rrëshqet një pasim përpara, por njëri nga mbrojtësit e pret.

30' Belgjika në presion të madh.

25' Pas një aksioni model me shumë pasime, Diarra e dërgon në rrjetë një top të kthyer nga shtylla. Shpërblehet dominimi i afrikanëve.

23' Sadio Mane (Senegal) dërgon një pasim në zonë, por përpjekja e tij pengohet dhe largohet.

20' Sadio Mane (Senegal) ka qenë në pozicion jashtë loje.

17' Idrissa Gueye (Senegal) ka kohë në  zonë. Gjuajtja e tij është zhgënjyese, megjithatë, pasi fluturon drejt mesit të portës ku Thibaut Courtois bën një pritje të lehtë.

13’– Mundësi e artë shënimi për Senegalin. Ismaila nuk përfiton nga një dalje e gabuar e Courtois. Gjuajtja e sulmuesit përplaset në shtyllë dhe shkon jashtë.

13' Ismaila Sarr (Senegal) dërgon një top të rikuperuar nga afërsia në shtyllën e majtë.

10' Kevin De Bruyne (Belgjikë) bën një krosim në zonë, por topi largohet.

9' Leandro Trossard (Belgjikë) ishte në një pozicion të mirë gjuajtjeje jashtë zonës dhe gjuajti për herë të parë drejt anës së majttë të portës, por portieri bëri një pritje të mirë.

7' Youri Tielemans (Belgjikë) i shkakton faull kundërshtarit. Të paktën kështu sinjalizon gjyqtari Said Martinez.

6' Leandro Trossard (Belgjikë) humbet një mundësi të mirë pasi pasimi i tij në zonë bllokohet nga mbrojtja.

3' Topi largohet pasi Jeremy Doku (Belgjikë) u përpoq të driblonte duke kaluar një lojtar kundërshtar.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Senegali apo Belgjika, cila do të jetë në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll?.

Belgjikë - Senegal, publikohen formacionet

Belgjika luan ndaj Senegalit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve në Botëror.

“Djajtë” e nisën dobët Kupën e Botës, por treguan stabilitet në ndeshjen e fundit në grup.

Përballë është Senegali, kombëtare që ka rezultuar kockë e fortë për shumë kundërshtarë.

E mbushur me yje, përfaqësuesja belge vjen si favorite në këtë takim dhe synon kualifikimin më tej.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

De Ketelare i merr përsëri vendin Lukakut

De Ketelare i merr përsëri vendin Lukakut!

Dueli mes Belgjikës dhe Senegalit cilësohet nga shumëkush si një nga më të ekuilibruarit e kësaj faze në Kupën e Botës.

Përballë janë skuadra që mban vendin e 7 në renditjen e FIFA-s dhe ajo që mban vendin e 15-të.

Belgët kanë kaluar grupin jo pa luhatje e kritika dhe tashmë duhet të vërtetojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ndaj një kundërshtari i cili ka ambicie të ecë në këtë turne edhe pse vuajti për të kaluar grupin pas humbjeve përballë Francës dhe Norvegjisë.

Belgjika është në presion të Senegalit

Belgjika është në presion të Senegalit.

Senegali apo Belgjika, cila do të jetë në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll?

Çiftet e deritashme të së tetës së finales

Kanada - Maroku
Brazili - Norvegjia
Paraguaj – Franca
Meksika – Anglia

Belgjika sonte kërkon biletën për më tej.

Belgjika - Senegali

Stadiumi "Lumen Field", Seattle.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: S. Martineëz (Honduras).
Shënues:
Kartona të verdhë: 
Belgjika: Courtois, Castagne, Mechele, Theate, de Cuyper, Vanaken, Tielemans, Trossard, De Bruyne, Doku dhe de Ketelaere.
Senegali: Diaw, Diatta, Ciss, Niakhate, Jakobs, I. Gueye, Diarra, P. Gueye, I. Ndiaye, Mane dhe I. Sarr.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat