Vajzat që për herë të parë veshën fanellën dardane

Futboll

Vajzat që për herë të parë veshën fanellën dardane

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 22:03
Kosova

Ka nisur sot kampi treditor i Kombëtares U17 (vajzat) me talentet e Diasporës.

Nën drejtimin e përzgjedhëses Sanije Krasniqi dhe stafit të saj, gjatë këtij grumbullimi do të punohet me 29 futbolliste të gjeneratave 2010, 2011 dhe 2012.

Në ditën e parë, vajzat që për herë të parë veshën fanellën dardane u shfaqën mjaft entuziaste dhe të motivuara për mundësinë e ofruar. Gjatë seancës stërvitore ato u angazhuan maksimalisht për të treguar vlerat dhe potencialin e tyre.

Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, stafi i Kombëtares U17 do të ketë mundësinë t’i vlerësojë nga afër cilësitë e secilës futbolliste, ndërsa më të dalluarat do të përzgjidhen për Kombëtaret U15 dhe U17.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat