Endri Çekiçi merr vendimin e papritur

Futboll

Endri Çekiçi merr vendimin e papritur

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 14:49
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Zakho SC në Irak.

Mesfushori 29-vjeçar dhe klubi në fjalë kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre, pas 7 muajsh.

Kujtojmë se shqiptari u bashkua me ekipin nga Iraku në janar të këtij viti, por aventura zgjati shumë pak.

Tani, mesfushori është lojtar i lirë dhe okazion për shumë klube në këtë “dritare” merkatoje.

Kujtojmë se Çekiçi e ka nisur karrierën në qytetin e lindjes, Pogradec. Ndërsa më vonë është aktivizuar për Teutën, Dinamo Zagreb, Lokomotivë Zagreb, NK Olimpija, Ankaragucu, Konyaspor, Pendikspor, Adanaspor dhe Belouzidad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat