Pas Albion Rrahmanit, Venezia transferon edhe një sulmues

Futboll

Pas Albion Rrahmanit, Venezia transferon edhe një sulmues

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 11:40
Adams

Skuadra e Venezias po vazhdon të përforëchet për sezonin e ri.

Pasi nënshkroi me sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, skuadra italiane ka bërë një tjetër transferim.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Venezia ka arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e sulmuesit nigerian, Akor Adams.

Ky transferim i ka kushtuar plot 16 milionë euro.

26-vjeçari pati një sezon fantastik te Sevilla, duke shënuar 10 gola dhe bëri 3 asistime.

Adams dhe Rrahmani do të jenë një sulm i frikshëm në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat