Interi mbetet i shtangur

Futboll

Interi mbetet i shtangur

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 18:27
Khalaili

Anan Khalaili nuk do të prezantohet për momentin nga Interi.

Shkak për këtë është bërë Institui i Mjekësisë Sportive CONI që kërkoi teste të tjera mjekësore.

Probleme e konstatuara për anësorin izraelit raportohen të natyrës kardiake. Dhe në Itali janë strikt për situata të tilla, që mund të dërgojnë në dështimin e transferimit.

Khalaili ndërkohë konsiderohet i rëndësishëm te zikaltërit, pasi shikohet si pasues pas largimit të Denzel Dumfris.

Vizitat e reja mjekësore do të kryhen në fillimin e javës që po vjen. Ndaj dhe Interi nuk mund ta prezantojë 21-vjeçarin.

Kartoni i Khalailit i përket Union SG në Belgjikë. Besimi mbetet tek Interi që çdo gjë do të kalojë pa problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat