Ibrahimoviç: Goli i Bellingham nuk duhej të pranohej

Futboll

Ibrahimoviç: Goli i Bellingham nuk duhej të pranohej

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 16:16
Ibrahimoviç

Legjenda suedeze, Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se goli i barazimit të Jude Bellingham ndaj Norvegjisë nuk duhej të ishte pranuar.

Sipas Ibrahimoviçit, topi preku kabllon e kamerës dhe ndryshoi trajektore, çka përbën ndërhyrje të jashtme dhe, sipas rregullave, loja duhej të ndërpritej menjëherë.

“Ligji është ligj, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e 90-të.

Nëse topi ndikohet nga kablloja e kamerës, rifillimi i duhur është me top të lëshuar , jo vazhdimi i aksionit”, u shpreh ai.

Suedezi shtoi se rregullat nuk mund të injorohen vetëm sepse goli ishte spektakolar, duke theksuar se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në dëm të Anglisë, reagimet do të ishin shumë më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat