Ekipi i Ilir Dajës “në duart” e katër islandezëve

Futboll

Ekipi i Ilir Dajës “në duart” e katër islandezëve

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 12:54
Foto ilustruese: Dinamo - Conference League

Sllovenët e Aluminij dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën 20:00.

Ndërkohë që UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel.

Kryesor i kësaj sfide do të jetë islandezi, Ivar Orri Kristjansson.

Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Birkir Sigurdarson dhe Gylfi Mar Sigurdsson. Në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar Thordur Thorsteinsson Thordarson. Pra të katër arbitrat janë nga Islanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat