Shtyhet për 30 minuta ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija e Haraçinës

Futboll

Shtyhet për 30 minuta ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija e Haraçinës

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2026 Në ora: 15:44
Struga TL

Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Shkëndijës së Haraçinës, e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, do të nisë me 30 minuta vonesë.

Takimi, i planifikuar të fillojë në orën 17:00, do të startojë në orën 17:30.

Ndryshimi i orarit është konfirmuar nga Struga TL përmes rrjeteve sociale.

Për Shkëndijën e Haraçinës kjo sfidë do të jetë historike, pasi është ndeshja e parë e klubit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas promovimit në Ligën e Parë.

Ndërkohë, Struga TL synon ta nisë sezonin e ri me fitore para tifozëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat