Jonathan David mbetet te Juventusi

Futboll

Jonathan David mbetet te Juventusi

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 20:51
Jonathan David

Jonathan David mbetet te Juventusi, paga e lartë pengon largimin!

Jonathan David pritet të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta larguar gjatë kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve, paga e tij prej 6 milionë eurosh në sezon po e vështirëson gjetjen e një klubi të ri.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të papritur, pasi për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv, sulmuesi kanadez pritet të jetë opsioni kryesor në sulm kur Juventusi të rikthehet në aksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat