Egnatia drejt grupeve të Europës

Futboll

Egnatia drejt grupeve të Europës

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 14:25
Egnatia

Egnatia do të mësojë të hënën, më 3 gusht, shortin për fazën “play off”.

Rrogozhinasit janë në vazon e favoritëve për shortin e Ligës së Europës në orën 13:00, ndërsa ndodhen te vazo e jofavoritëve për Ligën e Konferencës në orën 14:00.

Sa i përket Ligës së Konferencës, edhe pse në vazon e jofavoritëve, Egnatia ka përballë kundërshtarë mjaft të kalueshëm. Mund të thuhet se duhet shmangur vetëm çifti Riga-Gior.

Pjesa tjetër është me kundërshtarë të pranueshëm ku Linkoln Red Imps do të ishte rivali më i lehtë. Po ashtu rrezikohet edhe një përballje me Dritën.

Këto llogari ndërkohë bëhen vetëm për Ligën e Konferencës. Egnatia synon të elimojnë Shamrok Rovers në Ligën e Europës, që automatikisht të sigurojë grupet e minimalisht Ligës së Konferencës.

RIVALËT E MUNDSHËM NË SHORTIN E LIGËS SË KONFERENCËS

TË KONFIRMUAR

Fituesi i Drita(Kosovë) – Tre Fiori(San Marino)

Humbësi i Linkoln Red Imps(Gjibraltar) – Kairat(Kazakistan)

Humbësi i KuPS Kuopio(Finlandë) – Universita Kraiova(Rumani)

Fituesi i Riga(Letoni) – ETO Gior(Hungari)

PËR T’U KONFIRMUAR

Fituesi i Borac Banja Luka – Vitebsk

*Borac dhe Vitebsk i kanë fituar 3 me 0 ndeshjet e para, respektivisht ndaj Petrkub dhe Sutjeskas. Ndaj nuk priten surpriza. Tashmë mund të thuhet se Egnatia i di të gjithë kundërshtarët e mundshëm për shortin e turit të tretë të Ligës së Konferencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat