Interi i kërkon Asllanit të gjejë një skuadër të re

Futboll

Interi i kërkon Asllanit të gjejë një skuadër të re

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 16:44
Kristjan Asllani

Aventura e Kristjan Asllanit tek Interi duket se ka marrë fund: mesfushori shqiptar është lënë jashtë skuadrës për turin përgatitor të zikaltërve, pasi nuk bën pjesë në planet teknike të ekipit.

Ja cili është hapi i klubit, sipas raportimit të Fabrizio Romanos:

“Asllanit i është dërguar një njoftim zyrtar: ai është jashtë projektit dhe klubi u ka kërkuar agjentëve të tij t’i gjejnë një destinacion të ri.

Asllani nuk do të jetë pjesë e planeve të Interit; po mbahet një qëndrim i prerë – i ngjashëm me atë të ndjekur pak vite më parë. Ai konsiderohet jashtë planeve të skuadrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat