Mirlind Daku prezantohet në klubin e ri dhe merr numrin e Kombëtares

Futboll

Mirlind Daku prezantohet në klubin e ri dhe merr numrin e Kombëtares

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 11:42
Daku

Klubi i Spartak të Moskës ka prezantuar sot zyrtarisht Mirlind Dakun si afrimin më të ri të tij.

Futbollisti shqiptar është transferuar nga Rubin Kazan, pasi Spartak Moskë bleu 11 milionë euro kartonin e tij.

Klubi bëri të ditur se Daku kishte firmosur për tre vitet e ardhshme me të.

“Dashuroj të shënoj gola. Tani do ta bëj për Spartakun”, ishin fjalët e Dakut në videon e prezantimit, ku ai shfaqej me fanellën e skuadrës së re.

Sulmuesi ka zgjedhur numrin 19 në klubin e ri, një fanellë që përkon me atë që mban në radhët e Kombëtares shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat