Egnatia drejt Europës me ndihmën e madhe

Futboll

Egnatia drejt Europës me ndihmën e madhe

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 13:55
Egnatia

Egnatia do të luajë sonte në mbrëmje kundër Shamrok Rovers dhe do të kërkojë kualifikimin në “play-off”-in e Ligës së Europës.

Rrogozhinasit do të zbresin në fushë në “Arena Egnatia”, në orën 21:00.

Kampionët e Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar se 90% e stadiumit është “sold out” dhe pritet pjesëmarrja më e madhe e tifozëve në historinë e klubit.

Interes i jashtëzakonshëm nga tifozët të cilët duan të mbështesin dhe të motivojnë skuadrën e tyre për këtë sfidë të rëndësishme në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat