Futbollisti përfundon jashtë grupit

Futboll

Futbollisti përfundon jashtë grupit

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 11:03
Bruno Brajkoviç

Bruno Brajkoviç po kalon një situatë gjithnjë e më të vështirë te Vllaznia.

Mbrojtësi kroat, i afruar gjatë kësaj vere me jo pak bujë dhe si përforcimi i parë i merkatos së kuqebluve, prej disa kohësh duket jashtë planeve të trajnerit Edi Martini.

Pritshmëritë për 25-vjeçarin ishin të mëdha, por zhvillimet e fundit kanë bërë që statusi i tij në skuadër të ndryshojë ndjeshëm. Në ndeshjen e fundit kundër Vorës, Brajkoviç nuk ishte as në stol, një tjetër sinjal se mbrojtësi nuk po shihet si alternativë e afërt për formacionin.

Ndërkohë, edhe në seancën e fundit stërvitore kroati është parë duke u stërvitur individualisht, i shkëputur nga pjesa tjetër e grupit. Ajo që bie në sy është se prej disa kohësh Brajkoviç nuk po merr pjesë normalisht me grupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat