Ndeshja Drita - Prishtina shtyhet

Futboll

Ndeshja Drita - Prishtina shtyhet

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 18:04
Topi

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës.

"Ndeshja është shtyrë për shkak të angazhimit të klubit nga Gjilani, Dritës, në ndeshjen e Play-offit të UEFA Conference League.

Sipas vendimit, kjo përballje do të zhvillohet në një datë të re, e cila do të caktohet dhe bëhet e ditur më vonë.

Për datën e re të zhvillimit të ndeshjes do të njoftoheni me kohë", njofton FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat