Kampionët detyrohen të largohen nga Rrogozhina

Futboll

Kampionët detyrohen të largohen nga Rrogozhina

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 19:37
Egnatia

Egnatia do të përballet këtë të enjte me Lillestrom, në ndeshjen e parë të “play-off” të Europa League.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, nis në orën 19:00.

Tashmë rrogozhinasit janë vetëm 180 minuta larg grupeve të Europa League, teksa ato të Ligës së Konferencës i ka siguruar. Por problem për kampionët e Superiores gjatë ndeshjeve evropiane, do të jetë shtegtimi.

“Arena Egnatia” nuk i plotëson kriteret për të qenë pritëse e ndeshjeve të fazës së grupeve, duke detyruar Egnatian të luajë jashtë Rrogozhinës. “Elbasan Arena” dhe “Air Albania” janë dy opsionet për ekipin e Nevil Dedes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat